Rektori —  gazetarëve: Nuk jemi anë të kundërta 

21 Nëntor 2024
SHARE

Në një takim njohës të rektorit Arben Hajrullahu dhe ekipit të tij me gazetarët e mediave në Kosovës, u kërkuan rrugë bashkëpunimi për çuarjen përpara të Universitetit të Prishtinës.

Rektori Hajrullahu ua shpjegoi gazetarëve botëkuptimin e tij për profesionin që ata ushtrojnë dhe theksoi se „ne, UP dhe mediat, në asnjë formë nuk jemi palë të kundërta”.  

Ai deklaroi më tutje se qëllim i përbashkët i menaxhmentit të Universitetit të Prishtinës dhe gazetarëve duhet të jetë si të ecë disa hapa përpara ky universitet. 

Për rektorin Hajrullahu lajmet e mira për e rreth Universitetit të Prishtinës duhet të dalin në media dhe të promovohen gjithandej e nga të gjithë. 

Duke u ndalur te transparenca dhe llogaridhënia që janë parimet mbi të cilat rektori Hajrullahu e bazon qeverisjen e tij, ai njoftoi mediat po ashtu se ndonjë rast jopozitiv nuk do ta fusë nën tepih. Rektori ftoi gazetarët që të raportojnë për të gjitha dukuritë eventuale negative në Universitetin e Prishtinës.

Rektori Hajrullahu do të takohet edhe me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.