Rektori Hajrullahu pati takim njoftues me Zëvendës Zyrtaren për Marrëdhënie me Publikun e ambasadës së SHBA-ve

14 Nëntor 2024
SHARE

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, i shoqëruar nga prorektori për kërkime shkencore, projekte dhe inovacion, Avni Hajdari, dhe këshilltarja ligjore e tij, Rina Mehana, pranuan sot në një takim njoftues Zëvendës Zyrtaren për Marrëdhënie me Publikun e ambasadës së SHBA-ve, Kelsey De Rinaldis, dhe Specialisten për Arsim të Lartë në ambasadë, Remzije Potokun.

Rektori dhe De Rinaldis diskutuan për programet që ambasada e SHBA-ve në Prishtinë ka për përkrahjen e arsimit të lartë në Kosovë, veçanërisht për programin Fulbright.

Rektori Hajrullahu i njoftoi mysafirët për projektet që Universiteti i Prishtinës mund t’i ketë me individë e institucione amerikane në të ardhmen, posaçërisht me një institut për politika amerikane dhe transatlantike, me ndihmën e ish-kongresistit Jerry Weller.