Tre anëtarë të Fakultetit të Mjekësisë, nga Universiteti i Prishtinës, aktualisht ndodhen në King’s College London (KCL), një nga 20 universitetet më të mira në botë dhe institucioni ku u zbulua për herë të parë struktura e ADN-së. Kjo mundësi u është bërë e mundur përmes projektit NanoKos, i financuar nga Bashkimi Evropian, i cili synon të promovojë përsosmërinë akademike dhe të nxisë bashkëpunimin ndërkombëtar kërkimor.
Phd cand. Diar Kabashi, Ass. Dr. Sc. Toskë Kryeziu dhe Ass. Dr. Sc. Qëndrim Thaçi – asistentë dhe bashkëpunëtorë hulumtues të pasdoktoratës nga Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës – së fundi kanë filluar punimet e tyre kërkimore në King’s College London (KCL).
Këta u pritën nga prof. dr. Driton Vllasaliu dhe ekipi i tij hulumtues. Gjatë qëndrimit të tyre për një periudhë tremujore, do të fokusohen në avancimin e ekspertizës kërkimore, duke kontribuar në projektet e vazhdueshme të kornizës NanoKos. PhD cand. Kabashi, Dr. Kryeziu dhe Dr. Thaçi janë studiuest e parë nga Kosova që marrin pjesë në këtë program. Punësimi i tyre në KCL u ofron atyre një mundësi unike për të zhvilluar aftësitë e tyre kërkimore, për të bashkëpunuar me ekspertë kryesorë dhe për të sjellë njohuri të vlefshme në Kosovë.
Të tre hulumtuesve u janë dhënë kontrata zyrtare dhe qasje në ID në të gjitha objektet e KLC-së, duke siguruar integrimin e tyre të plotë në mjedisin akademik dhe kërkimor.
Ky bashkëpunim, i mundësuar nga projekti NanoKos, paraqet një hap të rëndësishëm në nxitjen e bashkëpunimit akademik ndërkombëtar dhe rritjen e aftësive kërkimore në Kosovë.