Organizohet, për herë të parë, Prishtina Medical Summer School “Foundations of Medicine for Young Doctors”

05 Shtator 2024
SHARE

Kjo shkollë verore u iniciua nga Ass. Dr. Dijon Musliu, nga Instituti i Anatomisë, Fakulteti i Mjekësisë, në bashkëpunim me Kosovo’s Organization of Medical Students, dhe u mbështet nga Universiteti i Prishtinës dhe Oda e Mjekëve të Kosovës.

Rreth 30 pjesëmarrës patën mundësinë të marrin pjesë në një ngjarje unike, e pasur me ligjërata të mbajtura nga profesionistë të Fakultetit të Mjekësisë, duke ofruar njohuri të vlefshme bazike për mjekët e rinj.

Për herë të parë u organizua një Wet-Lab për Aftësitë Bazike Kirurgjikale, si dhe disa punëtori të tjera, përfshirë: Qasjen dhe Kanulimin Vaskular (Vascular Access), Bazat e EKG-së, Neuro-Workshop dhe Mjekësinë Virtuale (VR Medicine). Këto aktivitete ofruan një përvojë të gjallë mësimore dhe mundësi praktike për pjesëmarrësit.

Duke marrë parasysh suksesin e jashtëzakonshëm të edicionit të parë të Prishtina Medical Summer School, të gjithë akterët janë të përkushtuar që kjo ngjarje të shndërrohet në një traditë vjetore të Universitetit të Prishtinës.