Profesori nga Universiteti i Tübingenit (Gjermani), viziton UP-në

31 Korrik 2024
SHARE

Rektori Qerimi e mirëpriti sot në takim profesorin Lukas Werther nga Universiteti i Tübingenit në Gjermani, njëherësh edhe Drejtor i dytë i Institutit Arkeologjik të Gjermanisë.

Rektori Qerimi prezantoi projekte te ndryshme te Universitetit të Prishtinës me partnerë nga shteti gjerman, si dhe shpalosi mundësitë e tjera të bashkëpunimit me Universitetin e Tübingenit dhe Institutin Arkeologjik të Gjermanisë.

Rektori Qerimi dhe profesori Werther diskutuan, po ashtu, për ide dhe forma alternative të zgjerimit të këtij bashkëpunimi, që do të përfshinte edhe shkëmbimin e studentëve dhe të stafit, projekte kërkimore, si dhe marrëveshje ndërmjet UP-së dhe Universitetit të Tübingenit.

I pranishëm në takim ishte edhe dr. Pleurat Kabashi nga Fakulteti i Edukimit të UP-së.