Në UP mbahet punëtoria “Ideologjia në tekstet shkollore të gjuhës dhe të letërsisë (’78-'85)”

12 Qershor 2024
SHARE

Në mjediset e Fakultetit Filologjik të UP-së u mbajt punëtoria me temën: “Ideologjia në tekstet shkollore të gjuhës dhe të letërsisë (’78-85’)”. 

Në këtë punëtori u bë një  paraqitje e punës kërkimore para kolegëve të Fakultetit të Filologjisë (UP) dhe studentëve, si dhe diskutim i gjetjeve të projektit, në kuadër të programit "UT-Kërkim, Ekselencë dhe Inovacion”.

Referuese në punëtori ishin: Prof. asoc. Elsa Skënderi, zv/dekane e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë të UT-së; Prof. asoc. Anila Çepani: Prof. asoc. Rozana Rushiti; Dr. Belfjore Qose dhe Msc. Anxhela Lepuri nga Universiteti i Tiranës.