Prof. Eshref Januzaj nga Universiteti i Mynihut, po qëndron në UP në kuadër të Programit për angazhim të ekspertëve nga diaspora

07 Maj 2024
SHARE

Prof. Eshref Januzaj, staf akademik i Universitetit të Mynihut, po qëndron në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore, në kuadër të projektit të GIZ-it për mbështetjen e angazhimit të ekspertëve nga diaspora në institucionet e arsimit të lartë në vendin e origjinës.

Gjatë qëndrimit dyjavor, prof. Januzaj do të mbajë ligjërata me studentë të niveleve Bachelor dhe Master, në lëndët që ndërlidhen me digjitalizimin, analizën e të dhënave dhe inteligjencën artificiale.

Përveç ligjëratave, prof. Januzaj do të takohet edhe me stafin e shkencës kompjuterike, për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen në programet Erasmus.

Po ashtu, pos bashkëpunimit në hartimin e një udhërrëfyesi për zbatimin e inteligjencës artificiale në UP, në fokus të bashkëpunimit është edhe konceptimi i serive të ligjëratave në fushën e Inteligjencës artificiale për studentët e Shkencave Kompjuterike në UP, me qëllim angazhimin e studiuesve nga diaspora.