Rektori dhe prorektorët mirëpresin delegacionin nga King's College London

07 Maj 2024
SHARE

Rektori i UP-së, prof. Qerim Qerimi, mirëpriti në takim profesorin Greg Dow nga King's College London.

UP-ja është partner i King’s College London në një projekt të financuar nga Komisioni Europian (Ref EUROPEAID/173691/DD/ACT/XK) me titull “Nanoparticles in Environment and Medical Research”- NanoKos. Profesor Dow do të bëjë hapjen e punëtorisë “Strategies for Success: Navigating Research Funding Opportunities”, që ka për qellim t'u ofrojë pjesëmarrësve njohuri të vlefshme dhe udhëzime praktike për sigurimin e fondeve kërkimore.

Nëpërmjet sesioneve dhe diskutimeve ndërvepruese, pjesëmarrësit do të fitojnë një kuptim më të thellë të mundësive të financimit, të disponueshme përmes programeve të tilla si Horizon Europe, Grantet ERC dhe Marie Sklodowska-Curie Actions.

Ai ka një përvojë të gjerë në sigurimin e suksesshëm të fondeve të mëdha kërkimore nga financues të profilit të lartë dhe është folës dhe trajner me përvojë në të gjitha aspektet e aplikimit të suksesshëm për financim kërkimor.

Të pranishëm ne takim ishin edhe prorektorët prof. Basha-Jakupi dhe prof. Sefer Avdijaj, si dhe prof. Armond Daci, koordinator i projektit në kuadër të UP-së, dhe dr. Driton Vllasaliu nga King’s College London, si lider i projektit “Nanoparticles in Environment and Medical Research” – NanoKos.