Ish-kryetari i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, z. Robert Spano, mbajti ligjëratë në Fakultetin Juridik të UP-së

14 Mars 2024
SHARE

Ish-kryetari i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe kryetar i Bordit të Rrjetit Gjyqësor të Kampionëve të Çështjeve Gjinore në Ballkanin Perëndimor, z. Robert Spano, mbajti ligjëratë në Fakultetin Juridik me temën: 

“Demokracia gjithëpërfshirëse dhe sundimi i ligjit: Lufta për të ardhmen tonë”

Ligjërata u organizua nga UP - Fakulteti Juridik, në bashkëpunim me Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Dekani i Fakultetit Juridik, prof. Avni Puka, e hapi ligjëratën me një fjalë mirëseardhëse. 

E pranishme në ligjëratë ishte edhe znj. Gresa Caka-Nimani, kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Të pranishëm në ligjëratë ishin edhe prokurorë, avokatë, dekanë, profesorë e shumë studentë të UP-së. Në fund të ligjëratës ishte një diskutim i hapur me pyetje dhe përgjigje.