Rektori Qerimi vizitoi punimet në objektin e ri të Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore

16 Shkurt 2024
SHARE

Në vazhdën e aktiviteteve të 54-vjetorit të UP-së, rektori Qerimi, anëtarët e Këshillit Drejtues dhe dekanët, vizituan punimet që po bëhen në ndërtimin dhe finalizimin e objektit të ri të Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore (FSHMN).

Ky është një objekt i konceptuar sipas standardeve moderne të ndërtimit dhe i përshtatur për nevojat e veçanta të fushave përkatëse studimore të këtij fakulteti.

Kjo vizitë ka pasuar serinë e aktiviteteve të organizuara, për të festuar arritjet dhe kontributet e UP-së në fushën e arsimit dhe shkencës.

Rektori Qerimi u shpreh i kënaqur për zhvillimet dhe përmirësimet që janë realizuar, duke theksuar rëndësinë e investimeve në infrastrukturë për përmirësimin e kushteve dhe cilësisë së arsimit dhe kërkimit, si dhe krijimin e mjediseve atraktive për mësimdhënie dhe mësimnxënie.