Universiteti i Prishtinës ka vazhduar festimet e 54-vjetorit të tij, me një ceremoni, e cila u mbajt me pjesëmarrjen e gjerë të studentëve dhe stafit ndërkombëtar. Eventi shënues u organizua nga Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, duke sjellë një atmosferë të veçantë për të gjithë pjesëmarrësit.
Rektori Qerim Qerimi, në fjalën e tij, ka theksuar arritjet dhe sfidat e universitetit në këto 54 vjet. Ai inkurajoi angazhimine vazhdueshëm drejt shkencës dhe edukatës së lartë, duke shfaqur krenari për rolin e universitetit në formimin e brezave të ardhshëm.
Nga ana tjetër, prorektorja Basha-Jakupi ka theksuar rëndësinë e kësaj dite dhe kontributit të palodhur të universitetit në fushën e arsimit dhe kulturës.
Kurse, studentët ndërkombëtarë kanë shkëmbyer përvojat e tyre të shkëlqyeshme në Universitetin e Prishtinës.
Kjo ceremoni përfshiu një gamë të gjerë aktivitetesh festive, duke përfshirë shërbesa të ushqimeve ndërkombëtare dhe një prezantim të muzikës xhaz nga profesori i Fakultetit të Arteve, Dukagjini Haxheri, dhe studentët e tij.