Rektori Qerimi e nderon me mirënjohje diplomatin Joachim Rücker

14 Shkurt 2024
SHARE

Rektori i UP-së, prof. Qerim Qerimi, e ka nderuar me mirënjohje Joachim Rücker, përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Kosovën në periudhën 2006-2008. 

Në fjalimin e tij, rektori Qerimi e përshëndeti z. Rücker për kontributin e tij të ndërthurur në ndërtimin e strukturave institucionale dhe për promovimin e demokracisë në Kosovë, në kohën e para, gjatë dhe pas pavarësisë së saj.

Ai u shpreh se Rücker e pa Kosovën jo vetëm si një vend me sfida, por edhe me potencial dhe vullnet për të përparuar.

Nga ana tjetër, Rücker shprehu falënderimin e tij për rektorin për këtë vlerësim të veçantë.

Joachim Rücker, gjatë vizitës në Universitetin e Prishtinës, ligjëroi për rolin e misionit të OKB-së në prag të pavarësisë së Kosovës, para studentëve të Departamentit të Historisë.

Rücker u shqua në mënyrë të veçantë për menaxhimin e situatës dhe për kontributin në rrugën drejt pavarësisë së plotë të Kosovës. Ai ndihmoi në krijimin e një atmosfere të përshtatshme për dialog dhe zhvillimin e marrëdhënieve ndërkombëtare të Kosovës.