Promovohet Planit i Veprimit për Barazi Gjinore në Universitetin e Prishtinës

11 Dhjetor 2023
SHARE

Sot në UP, u promovua Plani i Veprimit për Barazi Gjinore. Ne fjalën e tij rektori Qerimi, theksoi se sot po e promovojmë një dokument vital strategjik për barazinë gjinore në Universitet, një shprehje krejtësisht e natyrshme e detyrimit tonë institucional dhe misionit social, në mbyllje të një fushate universale të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore dhe në ndërlidhje me Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, është pamatshëm e rëndësishme që të ri paraqesim zotimin dhe kuptimin tonë për premisat themelore që qeverisin rendin publik të të drejtave të njeriut dhe në kontekstin e tanishëm specifik, të barazisë gjinore dhe respektit për të. 

Duke promovuar dhe fuqizuar në mënyrë aktive gratë në role drejtuese, ne pasurojmë proceset tona të vendimmarrjes, forcojmë strukturën e institucionit tonë, zgjerojmë horizontet e ideve dhe realizojmë e ruajmë rezultatet e idealit tonë kolektiv për një mjedis të barabartë për të gjithë.

Ministrja Nagavci në fjalën e saj potencoi, se barazia gjinore është parim i ngërthyer brenda legjislacionit tonë arsimor në tërësi, dhe arsimit të larte ne veçanti. Ajo përfshihet si çështje e ndërthurur në çdo politikë dhe program, si në aspektin kadrovik dhe kurrikular, ashtu edhe në aktivitetet për ngritjen e kapaciteteve brenda njësive akademike. Plani i veprimit për barazi gjinore në UP, që u  lansua sot është dëshmi e një qëndrimi te fortë institucional në ketë drejtim.

Gjithashtu edhe Ambasadori i Suedisë në Kosovë zt.Jonas Westerlund, kundrejt kauzës e cila sot morri formën e planit të veprimit të barazisë gjinore, ai shprehi gatishmërinë për vazhdimësinë e përkrahjes që do i ofrohet institucioneve të Republikës së Kosovës në promovimin e barazisë dhe gjithëpërfshirjes.