Prorektori për kërkime, projekte, inovacion dhe informacion, prof. Sefer Avdiaj, mori pjesë në Munih të Gjermanisë, ne takim me përfaqësues të diasporës shkencore në Simpoziumin “Ndërtimi i një platforme për përkrahjen e bashkëpunimit dhe rrjetëzimit të Diasporës shkencore shqiptare”
Ne ketë event shkencor u bashkëbisedua për përvojat dhe praktikat e suksesshme, potencialin e jashtëzakonshëm dhe mundësitë e shumta për bashkëpunim në të ardhmen dhe ne interes të zhvillimit te vendit.
Një nga objektivat e takimit ishte edhe ndërtimit i një platforme të bashkëpunimit dhe rrjetëzimit te diasporës shkencore sipas fushave dhe vendeve ku punojnë qe pastaj te jete me i lehte bashkëpunimi me institucionet në vendet e origjinës.
Mërgata jonë vazhdon të jap kontributin te jashtëzakonshëm për vendin, ndaj mbesim të vendosur që bashkatdhetarët tanë t’i kemi gjithmonë afër.