Universiteti i Prishtinës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë Farmaceutike TrePharm

02 Nëntor 2023
SHARE

Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina", nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë farmaceutike TrePharm.

Marrëveshja u nënshkrua nga rektori i universitetit Qerim Qerimi dhe drejtori menaxhues i TrePharm, Mërgim Prishtina, në ambientet e kompanisë trePharm

Rektori Qerimi theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi dhe e vlerësoi si një hap shumë pozitiv drejt nxitjes së aftësive të studentëve të diplomuar, respektivisht të fakultetit të kimisë, fakultetit të mjekësisë dega e farmacisë.

Gjatë ceremonisë se nënshkrimit të pranishëm ishin prorektorjapër zhvillim, buxhet, financa dhe transfere, prof. Pranvera Breznica-Selmani, prorektorja  për ndërkombëtarizim dhe shkëmbim akademik prof. Arta Basha Jakupi , si dhe përfaqësues të tjerë të kompanisë trePharm .

Gjithashtu rektori Qermi potencoj faktin se përmes rrjetit të Alumnit të UP-së, një numër i madh i studenteve të diplomuar të fakultetit të mjekësisë drejtimi farmaci, të fakultetit të kimisë, tanimë veç janë pjesë e kompanisë farmaceutike TrePharm.

Ky partneritet ka për qëllim thellimin e lidhjeve mes universitetit dhe sektorit të farmacisë, duke ofruar mundësi të reja për studentët dhe bizneset në fushat përkatëse.

Marrëveshja e nënshkruar është një hap shumë i rëndësishëm për studentët e Universitetit të Prishtinës, duke iu mundësuar që ata të fitojnë njohuri praktike dhe të përgatiten për tregun e punës në të ardhmen.