U mbajt trajnimi me përfaqësues të stafit administrativ të 14 njësive të UP-së në kuadër të projektit: Arsimi terciar gjithëpërfshirës në Ballkanin Perëndimor-IDEA

16 Tetor 2023
SHARE

Në kuadër të projektit: Arsimi terciar gjithëpërfshirës në Ballkanin Perëndimor-IDEA/ Inclusive tertiary EDucation in the West Balkans-IDEA dhe të  aktiviteteve për funsionalizimin e shërbimeve për studentë me nevoja të veçanta në UP, në Fakultetin e Edukimit, më 13. 10. 2023 u mbajt trajnimi me nga një përfaqësues të stafit administrativ të 14 fakulteteve të UP.

Trajnimin e hapi prorektorja, prof. Ass. dr. Njomza Llullaku e cila përshendeti e falenderoj pjesëmarrësit në trajnim dhe diskutoi për rëndësinë e arsimit gjithpërfshirës në UP si dhe domosdoshmërinë për ngritjen e kapaciteteve për fuksionalizim të shërbimeve për studentë me nevoja të veçanta.

Prof. dr. Naser Zabeli, koordinator i projektit IDEA, diskutoi në lidhje me qëllimet, objektivat dhe aktivitetet, në periudhën paraprake dhe për aktivitetet në vijim. Ndërsa, lidhur me rregulloren për SNV dhe përgjegjësitë e stafit administrativ foli prof. ass.dr. Donika Koliqi.

Pjesëmarrësit shpalosën përvoja të punës së tyre me studentë me nevoja të veçanta, e çmuan iniciativën dhe shprehën gatishmëri për angazhim në këtë drejtim. U diskutua, gjithashtu, për nevojën e hapave të tjerë si p.sh. organizimin e trajnimeve për stafin administrativ dhe stafin akademik, mënyrat e bashkëpunimit midis fakulteteve dhe për çështje të tjera me interes për sensibilizimin dhe zgjerimin e rrjetit bashkëpunues me projekte të tjera por edhe në kuadër të mundësive brenda njësive akademike.

Në fund, përfaqësuesve nga të gjitha fakultet, u dhanë nga një kompjuter, nga një kufje dhe nga një kamerë për kompjuter të cilat do të jenë në funksion të stafit – personave të caktuar nga dekanët (pjesëmarrës në trajnim) në punën me studentë me nevoja të veçanta.