Në kuadër të programit të Galerisë së Fakultetit të Arteve në Universitetin e Prishtinës u hap ekspozita kolektive “NO MADE BIENNALE”

13 Tetor 2023
SHARE

Në këtë ekspozitë u prezantuan vepra të mediumeve të ndryshme, përfshirë video instalacione, skulptura, readymade objekte, piktura, instalacione dhe performanca të realizuara nga 25 artistë përfshirë edhe profesorë e studentë të cilët vijnë nga shtete anë e kënd botës si: Kili, Ekuadori, Peruja, Mali i Zi, Argjentina, Suedia, Kolumbia, Polonia, Spanja, Gjermania dhe Kosova.

Ekspozita është kuruar nga Victor Hugo Bravo, Fernando Hierro, Hernan Pacurico dhe është realizuar nën përkujdesjen e prof. Ismet Jonuzit.

Ekspozita u hap nga rektori, prof. dr. Qerim Qerimi dhe dekanit, prof. dr. Hazir Haziri. 

Me këtë rast, rektori përgëzon pjesëmarësit për veprat e tyre dhe Fakultetin e Arteve ppër organizimin e shkëlqyer, duke shprehur  gatishmërinë e tij dhe të universitetit për mbështetje në rast të aktiviteteve të tilla. Përderisa dekani theksoi se në vazhdën e aktiviteteve të shumta artistike të këtij fakulteti,  kjo ekspozitë synon edhe ballafaqimin e artistëve bashkëkohorë ndërkombëtarë me ata vendor. Dekani poashtu falënderoi artistët pjesëmarrës duke e shpallur ekspozitën të hapur.