Bordi industrial i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike mban mbledhjen e parë

27 Shtator 2023
SHARE

Është mbajtur sot mbledhja e bordit industrial për Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, e organizuar në bashkëpunim  me aktivitetin e USAID-it  "Partneritetet me sektorin privat për forcimin e arsimit të lartë", për vitin akademik 2023. Takimin e hapi dekani i FIEK-ut, prof. Isak Shabani, i cili shprehu synimet dhe bashkëpunimet me sektorin privat, projektet e tyre që forcojnë arsimin e lartë. Dekani Shabani më tej ka falënderuar USAID-in për kontributin e dhënë në këtë drejtim dhe në edukimin në përgjithësi.

Me një fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua menaxhmenti i UP-së, përkatësisht rektori Qerim Qerimi, i cili theksoi këtë projekt me USAID-in, gjë që vlerësohet, me ç'rast universiteti mbetet i përkushtuar për bashkëpunim me këtë projekt me fakultetin nën ombrellën e tij- FIEK dhe projekte të tjera. Në fund, rektori Qerimi vlerësoi mundësinë se si projekte të tilla e lidhin edukimin e lartë me sektorin privat dhe tregun e punës si synim kryesor për studentët.

Prorektorja për akreditim, cilësi të mësimit dhe çështje të studentëve, prof. Njomza Llullaku, falënderoi partnerët e këtij projekti të cilët janë nga sektori privat, nga tregu i punës, të cilët kanë rol në zhvillimin e kurrikulës dhe inkorporimin e studentëve në punë praktike dhe programe praktike.

Ndër të tjera, anëtarët e TK-së, përkatësisht Vjollca Çavolli nga STIKK, theksoi se punëtorët e tyre janë nga ky fakultet, gjegjësisht FIEK. Gjithashtu, znj. Çavolli nënvizoi zhvillimin e kurrikulës në përputhje me teknologjinë dhe TIK në përgjithësi.

Në takim ishin të pranishëm dhe prodekanët e FIEK-ut, stafi i QZhK-së, si dhe anëtarë të tjerë të TK-së- partnerët e sektorit privat.

Këto takime të bordit janë shumë të rëndësishme për të ndërtuar ura të forta midis UP-së dhe tregut te punes.  Këto bashkëpunime do të përfshijnë: 

•           Mbledhjen dhe analizën e të dhënave mbi nevojat e tregut.

•           Përmirësimin e kurrikulave për të përmbushur kërkesat e industrisë.

•           Mundësi për punë praktike dhe aplikim të njohurive.

•           Hulumtime të avancuara që do të vijnë nga bashkëpunimi midis studentëve, profesorëve dhe bizneseve private.

Përpjekje të tilla bashkëpunuese përputhen me përkushtimin e universitetit për të kapërcyer hendekun midis akademisë dhe sektorit privat dhe krijimin e mundësive për të diplomuarit tanë.