Rektori Qerim Qerimi, i shoqëruar nga prorektorja Llullaku, prorektorja Basha-Jakupi dhe Shkumbin Tafilaj, zyrtar në Qendrën për Zhvillim të Karrierës, priti në takim përfaqësuesit e projektit "Partneritetet në sektorin privat për forcimin e arsimit të lartë / USAID", të përbërë nga dr. Cassie L. Barnhardt, drejtoreshë e projektit, Arta Rrustemi, ushtruese e detyrës së shefit, Financa/Ops, Monica Rossi, eksperte për edukimin e bazuar në kompetencë dhe Alba Hajdini, asistente programi. Tema kryesore e këtij takimi ishte diskutimi dhe theksimi i angazhimit për zbatimin e projektit.
Rektori Qerim Qerimi theksoi përkushtimin për realizimin e projektit, pasi që objektivat e projektit në forcimin e partneriteteve ndërmjet sektorit privat dhe institucioneve akademike dhe mbështetjen e zhvillimit të orientuar nga tregu i punës janë të lidhura me ato të universitetit.
Një pasqyrë të shkurtër të projektit e bëri dr. Barnhardt, duke theksuar dy fazat e projektit. Në këtë rast dr. Barnhardt njoftoi aktivitetin e radhës, i cili përfshin trajnimin e trajnerëve, të cilët do të trajnojnë profesorë, gjithsej 18. Forcimi i partneriteteve ndërmjet universiteteve të synuara dhe sektorit privat për t'u mundësuar universiteteve të përafrojnë kurrikulat e tyre me kërkesat e tregut dhe të mësojnë kompetencat e nevojshme për suksesin në karrierë në industritë e përzgjedhura është faza e mëvonshme e projektit, u theksua në fund nga dr. Barnhardt.
Prorektorja Llullaku bëri të ditur për Qendrën për Zhvillim të Karrierës në kuadër të UP-së dhe rolin e saj, i cili është në përputhje me aktivitetet e këtij projekti. Duke vazhduar më tej me 14 njësi akademike dhe bordet e tyre institucionale, prej të cilave 3 prej tyre tashmë kanë këto organe, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e një bashkëpunimi më të fortë me tregun e punës. Prorektorja Llullaku theksoi nevojën për praktika, duke krijuar një mënyrë në të cilën kompanitë do të kenë bazat e të dhënave të CV-ve të studentëve, në të cilat mund të aksesojnë kompanitë e interesuara për praktikantë. Gjithashtu prorektorja Llullaku theksoi nevojën për caktimin e një semestri praktik për studentët, gjë që është ngritur si çështje. Në fund, prorektorja njoftoi Qendrën për Përsosmëri në Mësimdhënie, ku theksoi se trajnimi është i ngjashëm me punën e qendrës.
Prorektorja Basha-Jakupi theksoi mënyrën e gjetjes së mënyrave për të komunikuar dhe shikuar mënyrat sesi njerëzit e trajnuar do të trajnojnë të tjerët. Pra nevoja për një strukturë që do të merret me këtë çështje. Prorektorja Basha-Jakupi theksoi edhe rëndësinë e objektivit të projektit, i cili bazohet në kurrikulën, e rëndësishme në procesin e akreditimit në Agjencinë e Kosovës për Akreditim.
Së fundi, palët ishin të vendosura të angazhoheshin për arritjen e objektivave të projektit.