Qendra për Zhvillim të Karrierës e Universitetit të Prishtinës ka organizuar punëtorinë e orientimit në karrierë për të rinjtë e SOS Fshatrave të Fëmijëve.
Nëpërmjet disa diskutimeve interaktive për të rinjtë, në aspektin praktik u shtjelluan tema të ndryshme që lidhen me orientimin në karrierë - orientimin në tregun e punës.
Rektori Qerimi nënvizoi regjistrimin aktual të Universitetit të Prishtinës prej rreth 30,000 studentëve dhe theksoi rëndësinë kryesore të kultivimit të profesionistëve cilësor. Në dritën e kësaj, rektori theksoi rolin kryesor të drejtimit dhe orientimit në karrierë.
Gjatë takimit, Burim Behluli, drejtor nacional për zhvillimin e programeve nga Zyra Kombëtare e SOS Fshatrave të Fëmijëve, ritheksoi rëndësinë e partneritetit të tyre të vazhdueshëm me Universitetin e Prishtinës. Z. Behluli theksoi gjithashtu se ky bashkëpunim nuk është i pari i tyre, pasi organizata e tyre më parë ka bashkëpunuar me Qendrën për Zhvillim të Karrierës të universitetit.
Elmedina Nikoçeviq-Kurti, zyrtare në Qendrën për Zhvillim të Karrierës, nënvizoi rëndësinë e organizimit të puntorive që lehtësojnë lidhjen midis qendrave dhe perspektivat e punësimit tek të rinjët. Znj. Nikoçeviq-Kurti konkludoi se aktivitete të tilla që synojnë orientimin në karrierë janë të domosdoshme.
Në përfundim iu dorëzuan certifikatat për të certifikuarit e rinj nga rektori Qerim Qerimi.