Stafi i QZhK-së prezanton në Akademinë e Nice në Letoni

07 Shtator 2023
SHARE

Stafi i Qendrës për Zhvillim të Karrierës në Universitetin e Prishtinës, i përbërë nga Elmedina Nikoçeviq- Kurti dhe Shkumbin Tafilaj, morën pjesë në Akademinë e Organizatës Ndërkombëtare NICE që u mbajt në Liepaja, Letoni nga 23 deri më 26 gusht 2023.

Kjo akademi synon të fuqizojë profesionistët të udhëzimitdhe këshillimit në karrierë për të adresuar sfidat bashkëkohore në praktikën e tyre. Konferenca u zhvillua në Universitetin e Liepajës dhe Gjimnazin e Liepajës, duke ofruar një mjedis të pasur për të mësuar dhe zhvilluar rrjetin profesional.

Në ditën e tretë të konferencës, Elmedina Nikoçeviq- Kurti dhe Shkumbin Tafilaj prezantuan posterin me titull “Ndikimi i platformës ‘e-Karriera’ në ndërlidhjen e punëdhënësve dhe studentëve”. Ky prezantim u vlerësua lart për kontributin e tij në diskutimin mbi sfidat dhe zhvillimet në fushën e udhëzimit në karrierë. Në qendër të vëmendjes ishte suksesi i jashtëzakonshëm i Kosovës në integrimin e shërbimeve të karrierës në sistemin e arsimit dhe aftësimit profesional (AFP). 

Ky ngjarje u organizua nga Bordi i Arsimit të Liepajas, Shoqata për Mbështetjen e Zhvillimit të Karrierës në Letoni, Universiteti i Liepaja dhe Euroguidance Letoni, ndërsa pjesëmarrja e stafit të QZhK u mundësua nga projekti "Enhancing Youth Employment (EYE)” në Kosovë.