Seminari i 41-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare nis me një hapje madhështore

14 Gusht 2023
SHARE

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare ka nisur sot, e hënë, 14 gusht 2023, punimet e të cilit i hapi Jeta Abazi-Gashi, sekretare profesionale e seminarit.

Me mbi 100 seminaristë të shkencave albanologjike nga vende të ndryshme të botës nga data 14 deri më 25 gusht 2023 do të qëndrojnë në Prishtinë dhe gjatë këtyre ditëve do të ndjekin kurse të mësimit të gjuhës shqipe, si dhe do të shpalosin kërkimet e tyre shkencore në fushën e albanologjisë.

Të pranishëm në ceremoninë e hapjes së seminarit ishin rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Qerim Qerimi, ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Arbërie Nagavci, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrulla Çeku, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbot, shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, dekania e Fakultetit të Filologjisë znj. Lindita Sejdiu-Rugova, zv. dekania e Fakultetit të Filologjisë në Tiranë, znj. Elsa Skënderi Rakipllari, drejtor i seminarit akademik Bardh Rugova, anëtarët e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, anëtarët e Këshillit Drejtues të seminarit, profesorë dhe mysafirë.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Qerimi Qerimi, në ceremoninë e hapjes, vlerësoi kthimin e institucionit në qendër të diskutimeve dhe aktiviteteve akademike për dy javë rresht, aq sa zgjat seminari. Rektori i universitetit theksoi rëndësinë e këtij seminari si për mbarë Kosovën ashtu edhe për universitetin dhe tha se prania e të gjithëve sot është dëshmi për të vënë në pah rëndësinë e gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqipe.

Seminari këtë vit feston 41-vjetorin e tij dhe rektori i universitetit lexoi aktin që themeloi seminarin. Akti lidh albanologjinë me botën e jashtme, vazhdoi rektori, dhe materiali i sivjetshëm nuk bën përjashtim si në sasi ashtu edhe në cilësi.

Në fund, rektori theksoi se si  nga seminari do të përfitojnë të tjerët në një mënyrë të jashtëzakonshme dhe të matshme duke prezantuar gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqipe, ndërsa u shpreh se ky seminar do ta vendosë albanologjinë në një kontekst mbarëbotëror. Rektori theksoi përkushtimin e Universitetit të Prishtinës për zgjerimin ndërkombëtar me theks në gjuhën, letërsinë dhe kulturën.

Në një fjalë hyrëse për të pranishmit ju drejtua dhe ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Arbërie Nagavci, e cila vlerësoi rëndësinë e seminarit për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqipe. Minstria Nagavci shprehu mirënjohje ndaj organizatorëve për fillimin e suksesshëm të seminarit.

Ndërsa ambasadori britanik në Kosovë, z. Nicholas Abbot nënvizoi rëndësinë e gjuhës në aftësinë e një populli për të qëndruar të qëndrueshëm. Më pas, raporti mes letërsisë shqipe dhe origjinës së saj folklorike. Veprat e Ismail Kadaresë dhe Naim Frashërit shërbejnë si urë lidhëse mes qytetërimeve dhe ambasadori Abbot i konsideron ato si shembuj idealë për të argumentuar ruajtjen e gjuhës.

Drejtori i seminarit, prof. dr. Bardh Rugova, iu drejtua të pranishmëve dhe theksoi se ashtu si herët e tjera, seminari do të ketë dy tema të veçanta për gjuhën e letërsisë. Ndërsa kjo e fundit do të zhvillojë aktivitetet nën temën “Letërsia shqipe dhe intertekstualizmi, ajo e gjuhës do të ndërthuret mbi temën “Shqipja në rrezik”. Drejtori Rugova më tej bëri të ditur se seminari i sivjetshëm ka tërhequr më shumë se 100 albanologë elitarë nga Gjermania, Italia, Greqia, Rusia, Serbia, Britania, Rumania, Kroacia, Spanja dhe vende të tjera. Më shumë se 130 punime, seminare, kurse gjuhësore dhe ngjarje kulturore do të shfaqen në këtë seminar.

Nën tingujt e muzikës së sopranos së mirënjohur Besa Llugiqi dhe shoqëruar nga prof. Valton Beqiri në piano në këngën “Mallëngjimi” nisën punimet e seminarit të 41-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.