Fakulteti i Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në kuadër të Universitetit Veror 2023 (PISU23), si dhe në kuadër të platformës OpenUP, ka zhvilluar aktivitete të shumta me qëllim të promovimit të programeve të arkitekturës, si dhe efiçiencës së energjisë. Ndër aktivitetet që u zhvilluan në sheshin “Xhorxh Bush” nga studentë, profesorë të pranishëm, stafi drejtues i universitetit dhe jo vetëm, ishin:
- Aktiviteti praktik i kursit “Propozime inovative urbane për qendrën e Prishtinës” i cili është duke u zhvilluar në kuadër të PISU23;
- Muzikë instrumentale/ performancë muzikore nga studentët e Fakultetit të Arkitekturës;
- Loja “Cup Castle”, stimulim i energjisë në mes të prezentimeve,
- Kuizi i arkitekturës midis periudhave të ndryshme kohore, i paraqitur me modele të bëra nga vetë studentët;
- Prezentimet e studentëve të Fakultetit të Arkitekturës, finalist në Inspireli awards;
- Shfaqja e dokumentarit 2+1 të realizuar nga Flaka Xërxa Beqiri lidhur me shembujt e arkitekturës moderne në Kosovë; si dhe
- Punëtoria me Fondacionin Jeshil në lidhje me krijimin e prototipit të murit të gjelbër.
E gjithë hapësira e dedikuar për promovimin e Fakultetit të Arkitekturës dhe programeve ishte rregulluar me ekspozitën e punimeve të studentëve, aparaturat dhe mjetet specifike të përdorura në mësimdhënie.
Ajo që e bëri më interesant të gjithë programin e planifikuar nga Fakulteti i Arkitekturës, ishte interesimi dhe ndërveprimi i krijuar me auditoriumin e madh në lokacion.
Aktiviteti i tërë ditës u përmbyll me një performancë të organizuar në bashkëpunim me Fakultetin e Arteve, departamentin e muzikës, më konkretisht Ansamblin Rinor të Jazz-it të UP-së dhe grupin UP, të udhëhequr nga prof. Dukagjin Muhaxheri.
Lidhur me programet e Fakultetit të Arkitekturës dhe mundësinë e studimit në këtë fakultet, klikoni në lidhjen:
https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,35,2213