Programet inovative të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit prezentohen në Universitetin Veror Ndërkombëtar të Prishtinës

12 Korrik 2023
SHARE

Prezantimet e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit ishin ato që i panë nga afër rektori Qerimi, stafi drejtues i universitetit, profesorë dhe studentë. Ato u ekspozuan në ambientet e UVP-së nga profesorë, studentë dhe stafi i fakultetit.

U prezantuan një sërë pajisjesh të përdorura nga studentët gjatë studimit. Audiencës iu demonstruan pajisjet dhe teknologjia gjeodezike, përfshirë GPS dhe ato që punojnë me sinjale satelitore dhe në kohë reale. Stafi dhe studentët kanë njoftuar edhe për detyrat dhe aplikimet e tyre gjatë studimeve në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit. Disa nga këto pajisje përdoren për përcaktimin e koordinatave, të cilat kanë një aplikim praktik në ndërtimin dhe etiketimin e rrugëve.

Nga instrumentet gjeodezike u prezantua dhe pajisja “Total stacion” dhe roli i saj në studimet gjeodezike.

Të tjerët ishin skanerë, të cilët kapin imazhe dhe relievin në 3D dhe përdoren nga shumë arkiva.

Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin e Prishtinës ofron katër (4) programe studimi në nivelin themelor/ baçelor. Programet e ofruara janë:  Konstruksione, Hidroteknikë, Gjeodezi  dhe Inxhinieri e Ambientit.

Për informacione të tjera rreth Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe si të aplikoni në këtë fakultet, klikoni në lidhjen:

https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,35,2213