“Lo Speziale” është opera e dytë e Haydn-it, e shfaqur për herë të parë në shtator të vitit 1768 për hapjen e shtëpisë së re të operës në Eszterháza (Hungari). Libreti është shkruar nga Carlo Goldoni dhe paraqet një skenar zbavitës. Është një trinom dashurie në mes 4 personazheve.
Kastet e tre shfaqjeve, të cilat u prezantuan në datat 5, 6 dhe 7 korrik 2023 nga ora 20:30 në Teatrin ODA në Prishtinë, janë studentë të klasës së muzikës kamerale me prof. Besa Llugiqi. Të 4 personazhet e “Lo speziale” do të personifikohen nga: Harris Bajraktari - bariton në rolin e Sempronios, sopranot Elvira Mazhiqi, Urta Haziraj dhe Aurela Krasniqi në rolin e Griletës, Rizah Jahaj – tenori në rolin e Mengones dhe mexo- sopranot Dija Sadiku, Andra Rexhepi në rolin e Volpinos. Orkestra e Operës së Kosovës do të dirigjohet nga mjeshtri britanik Chris McCraken.
Ky projekt është pjesë e kalendarit të aktiviteteve në kuadër të Universitetit Veror 2023 dhe është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ORCA dhe Radio Televizioni i Kosovës.