Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie është duke mbajtur trajnimin e nivelit bazik për avancim të stafit të UP-së. Përmes trajnimit me tematikën kryesore “Mësimdhënia në arsimin e lartë”, stafi ngrit kapacitetet në të kuptuarit dhe zhvilluarit në konceptet e taksonomisë së Bloomit, stilet e të nxënit, teknikat ndërvepruese të mësimdhënies etj.
Në fjalën përshëndetëse, prof. Eda Vula, njëherësh dhe drejtoreshë e QPM-së, theksoi rëndësinë që trajnimet kanë në ngritjen e kapaciteteve të stafit dhe angazhimin e vazhdueshëm të qendrës për ofrimin e moduleve profesionale.
Ndërsa prof. Njomza Llullaku - prorektore për akreditim, cilësi të mësimit dhe cështje të studentëve, theksoi se QPM-ja ka rëndësi të veçantë në zhvillim tonë strategjik në ngritjen e cilësisë.
Linku: Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie - Universiteti i Prishtinës (uni-pr.edu)