Prorektorja Llullaku diskuton me zyrtarët e IT-së për avancimin e shërbimeve të digjitalizuara për studentët e UP-së

23 Mars 2023
SHARE

Prof. ass. dr. Njomza Llullaku, prorektore për akreditim, cilësi të mësimit dhe çështje të studentëve, priti në takim zyrtarët e IT-së nga fakultetet përkatëse të UP-së.

Në takim u diskutua mbi punën dhe nevojat e zyrtarëve, duke vazhduar pastaj me vendosjen e hapave konkret për mundësitë e përmisimit të shërbimeve të digjitalizuara për studentët në platformën SEMS.

UP ka filluar me sistemin SEMS tashmë një kohë dhe synimi është që në të ardhmen të gjitha shërbimet për studentë të digjitalizohen dhe realizohen në kohë reale.

Rektorati falënderon zyrtarët e IT-së për punën dhe përkushtimin e tyre.