Rektori Qerimi dhe Prorektorja Basha pritën në takim përfaqësuesit e Këshillit Amerikan nga Washington, SHBA

22 Mars 2023
SHARE

Në ambientet e rektoratit, rektori prof. dr. Qerim Qerimi, së bashku me prorektoren Arta Basha-Jakupi, kanë pritur në takim përfaqësuesit e Këshillit Amerikan në Kosovë, të udhëhequr nga kryetari, dr. David Patton dhe nën kryetar në Këshillin Amerikan me seli në Washington, Michael Curtis.  

Në këtë takim u bisedua për ndërkombëtarizimin e Universitetit të Prishtinës dhe ofrimin e mundësive të reja të shkëmbimit arsimor afatgjatë dhe afatshkurtër për studentët dhe profesorët e Universitetit të Prishtinës.

Ndërkaq, me theks të veçantë, diskutuan rreth bashkëpunimit të mëtejmë me Këshillin Amerikan për rritjen e mundësive për të ofruar programe që edhe studentët amerikanë të vijnë në Kosovë për një shkëmbim arsimor dhe kulturor.