Me rastin e Ditës së Dizajnit Italian 2023, Universiteti I Prishtines, perkatesisht Fakulteti I Arkitektures dhe Ambasada e Italise ne Kosove organizuan bashkëbisedim me studentët e arkitektures, si dhe me përfaqësuesit profesionistë të lëmisë së arkitekturës dhe dizajnit, me temën e këtij viti - "Cilësia që ndriçon - Energjia e dizajnit për personat dhe mjedisin".
Matilde Cassani, arkitekte, dizajnere dhe profesoreshë në "Akademinë e Re të Arteve të Bukura" (NABA) në Milano, si dhe ne “Architectural Association School” (AA School) në Londër, mbajti një ligjeratë atraktive me shembuj të veçant nga krijimtaria e saj, shembuj të cilët patën një shtrirje gjeografike, jo vetën në Itali, por edhe në Danimarkë, Spanjë dhe New York të SHBA-së.
Edicioni i këtij viti u mbajt në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës.


