Prorektoret Llullaku dhe Basha - Jakupi pritën në takim përfaqësuesit e projektit HERAS

08 Shkurt 2023
SHARE

Në ambientet e rektoratit të Universitetit të Prishtinës, prorektorja për akreditim, cilësi të mësimit dhe çështje të studentëve, prof. ass. Dr. Njomza Llullaku, dhe prof. dr. Arta Basha-Jakupi, prorektore për ndërkombëtarizim dhe shkëmbim akademik, pritën dje në takim përfaqësuesit e Projektit për Arsim të Lartë, Hulumtim dhe Shkencat e Aplikuara Plus (HERAS Plus), z. Aqim Emurli dhe z. Nehat Dervishi.

Në këtë takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit dhe projektet potenciale rreth zhvillimit akademik në Universitetin e Prishtinës. I pranishëm në këtë takim ishte edhe zyrtari përgjegjës në Zyrën për Zhvillim Akademik dhe Cilësi, z. Besnik Loxha.

Njëherësh, rektorati falënderoi HERAS-in për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj UP-së.