Në Budapest të Hungarisë është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Prishtinës - Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike dhe Universitetit të Panonisë - Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit.
Ky memorandum ka për qëllim inkurajimin dhe forcimin e partneritetit akademik, zgjerimin dhe përforcimin e programeve mësimore për përfitim reciprok dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet dy universiteteve, veçanërisht në fushat e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike.
Studentët dhe stafi i FIEK-ut, nga tani e tutje, do të mund të përfitojnë nga mundësitë, të cilat i ofron ky partneritet për mobilitet të dyanshëm të studentëve, shkëmbimin e stafit akademik për aktivitetet e përbashkëta inovative, mësimore, projekte kërkimore-shkencore dhe forma të tjera të shkëmbimit.