FILLIMI I VITIT AKADEMIK 2024/25

13 Shtator 2024
SHARE

Të dashur studentë,
Jemi të lumtur t'ju njoftojmë se semestri dimëror i vitit akademik 2024/25 fillon më 16 shtator 2024.

Studentë të rinj, jemi të lumtur që keni zgjedhur Universitetin e Prishtinës për të filluar udhëtimin tuaj akademik! 

Pritjet për studentët e rinj në secilin fakultet do të mbahen prej orës 10:00. Përjashtimisht pritja në fakultetin Ekonomik do të bëhet në orën 13:00. Për më shumë detaje, shikoni ueb faqet e fakulteteve përkatëse.

Universiteti i Prishtinës është krenar për përkushtimin dhe arritjet e studentëve dhe jemi të bindur që edhe ky vit do të jetë një tjetër hap drejt suksesit.  

Ju urojmë suksese dhe një vit të mbarë akademik!