Universiteti i Prishtinës shtyen datën e pranimit të aplikimeve për konkurset për pranimin e studentëve të rinj deri me datë 7 shtator!

03 Shtator 2024
SHARE

Të dashur maturantë,

Me kënaqësi ju njoftojmë se Universiteti i Prishtinës shtyen datën e pranimit të aplikimeve deri me datë 7 shtator për dy konkurset:

  • Konkursin plotësues për plotësimin e vendeve të lira nga konkursi për pranimin e studentëve në studimet themelore - bachelor në vitin akademik 2024/2025 🎓
     
  • Konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore Baçelor për vitin akademik 2024/2025 për drejtimet në Fakultetin e inxhinierisë së ndërtimit, Fakultetin e  Arteve dhe Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë 🎓

 

Aplikoni në UP dhe bëhuni pjesë e një mjedisi akademik të pasur me shumë mundësi për rritje individuale dhe avancim në karrierë.

Ju ftojmë të bëheni pjesë e një institucioni me traditë dhe cilësi të lartë arsimore. 

Aplikimet janë të hapura deri më 7 shtator 2024.

Për konkurset e plota klikoni ne linqet e mëposhtme:

2-486, 23.8.2024, Konkursi plotësues për pranimin e studentëve

2-485, 23.8.20224, Konkursi për pranim të studentëve në studime themelore - bachelor