Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në “Université de Caen Normandie”, Francë
Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete në “Université de Caen Normandie”, Francë, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian për vitin akademik 2025/2026.
Llojet e mobilitetit përfshijnë: Shkëmbimin e studentëve për studime BA dhe Master.
Fushat e studimit: Departamenti i Frëngjishtes, Fakulteti Juridik dhe Fakulteti Ekonomik.
• Bachelor, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Bachelor në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme, për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë të përfunduar një vit nga fusha më poshtë.
• Master, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme, për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë të përfunduar, të paktën, një semestër nga fusha më poshtë.
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët janë:
• Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze, që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
• Certifikata e notave/Transkripta;
• Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (niveli minimal i gjuhës angleze B2);
• CV (në gjuhën angleze);
• Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
• Kopje e pasaportës.
Inkurajohen studentët me më pak mundësi (students with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.
Për të aplikuar në këtë thirrje, luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu/ dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 30 prill 2025.
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të kontaktoni znj. Liridona Gashi-Borovci në adresën elektronike: [email protected];
Për udhëzime rreth mënyrës së aplikimit, gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu/Admin/IRO/
Universiteti i Prishtinës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
Për më shumë informata lidhur me mundësitë që ofron UP-ja, vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu.