Na bashkohuni në “Bussing to Learn”, një udhëtim tre javësh me autobus, i organizuar nga katër organizata: Kolegji DNS në Danimarkë, INEX-SDA në Republikën Çeke, De Amicitia në Spanjë dhe Universiteti i Prishtinës në Kosovë. Ky udhëtim është pjesë e një projekti dyvjeçar partneriteti Erasmus+ me titull “Re-cognition: Research, Recognition and Realization of Experience-based Learning.”
Gjatë këtyre tri javëve, do të përjetoni dhe promovoni arsimin joformal përmes një udhëtimi unik me autobus nga Kolegji DNS në Danimarkë deri në Universitetin e Prishtinës në Kosovë. Gjatë rrugës, do të realizohen shtatë aktivitete në vende të ndryshme, për të rritur njohuritë tuaja dhe për të përhapur vetëdijen për vlerën dhe metodat e të mësuarit joformal.
Për 3 javë, autobusi do të jetë shtëpia juaj! Është një mundësi e shkëlqyer për të mësuar si të punoni, komunikoni dhe organizoheni me një grup njerëzish, nga të cilët do të varet suksesi i përvojës dhe për të cilët do të jeni bashkëpërgjegjës.
Përvoja do të përmbyllet në Universitetin Ndërkombëtar Veror të Prishtinës, një ngjarje e madhe ndërkombëtare me shumë ligjërata dhe ekskursione të ndryshme.
Të gjithë pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të përjetojnë Universitetin Veror për disa ditë, me mundësinë për ta përfunduar atë dhe për të fituar 4 ECTS, të cilat mund t’i transferoni në universitetet përkatëse.
Të drejtë aplikimi kanë studentët e Universitetit të Prishtinës nga të gjitha fusha dhe të gjitha nivelet e studimit.
Dokumentet e kërkuara:
- CV (në gjuhën angleze);
- Një dokument që dëshmon që jeni të regjistruar në UP;
- Një letër motivuese në gjuhën angleze;
- Kopjen e pasaportës.
Dokumentet duhet t’i dërgoni në një dokument të vetëm PDF në adresën elektronike: [email protected] më së largu deri më 20 prill 2025!