Erasmus + Mobility në "Università degli Studi di Padova”

27 Mars 2025
SHARE

Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursa në "Università degli Studi di Padova”, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian për semestrin dimëror 2025/2026.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

Shkëmbimin e studentëve për studime: Bachelor dhe Master dhe PhD në te gjitha fushat:

Bachelor - studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Bachelor në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë të përfunduar një vit nga fusha më poshtë si dhe me notë mesatare mbi 8.

Master - studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Master në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër nga fushat më poshtë.

PhD - studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet PhD në Universitetin e Prishtinës.

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët janë:

  • Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze, që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
  • Certifikata e notave/transkripta;
  • Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (niveli minimal i gjuhës angleze B2);
  • CV (në gjuhën angleze);
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Kopja e pasaportës.
  • Letra e mentorimit, e nënshkruar nga një profesor në Università degli Studi di Padova (Vetëm për studentët PhD).

Për të aplikuar në këtë thirrje luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu/ dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 9 prill 2025.

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të kontaktoni znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected]

Për udhëzime rreth mënyrës së aplikimit, gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: https://uni-pr.edu/desk/inc/media/9D126C68-D821-489D-8EE2-7A7058492B82.pdf

Universiteti i Prishtinës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Për më shumë informata lidhur me mundësitë që ofron UP-ja, vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu.