Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në “University of Granada”, Spanjë

27 Mars 2025
SHARE

Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete në “University of Granada”, Spanjë, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë: Shkëmbimin e stafit për trajnim.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin:

• CV (në gjuhën angleze);

• Kopja e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose kopja e letërnjoftimit;

• Një dokument që vërteton që jeni staf i Universitetit të Prishtinës;

• Kërkohet njohuri e gjuhës angleze (minimumi niveli B2);

Për të aplikuar në këtë thirrje luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu/ dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 4 prill 2025.

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të kontaktoni znj. Liridona Gashi-Borovci në adresën elektronike: [email protected];

Për udhëzime rreth mënyrës së aplikimit, gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu/Admin/IRO/

Universiteti i Prishtinës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Për më shumë informata lidhur me mundësitë që ofron UP-ja, vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu.