Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për bursa mobiliteti për studentët e tij në kuadër të Programit Erasmus+ të Komisionit Evropian, për semestrin dimëror të vitit akademik 2025/2026, për studime në Universitetin Saxion të Shkencave të Aplikuara, në Deventer, Holandë.
Llojet e mobilitetit përfshijnë: Shkëmbim të studentëve për studime: Bachelor dhe Master në fushat:
- Fakulteti Juridik;
- Fakulteti Ekonomik;
- Fakulteti i Arteve.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Certifikata e notave/transkripta (në gjuhën angleze);
- CV (në gjuhën angleze);
- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Vërtetim që jeni student (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);
- Certifikata e njohjes së gjuhës angleze ose gjermane (minimumi niveli B2).
Inkurajohen studentët me më pak mundësi (students with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.
Për të aplikuar në këtë thirrje luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu/Admin/IRO/ dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 10 prill 2025.
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
👉 Për më shumë informacion mbi bursat mund të kontaktoni znj. Liridona Gashi-Borovci në adresën elektronike: [email protected];
👉 Për udhëzime rreth mënyrës së aplikimit, gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu/Admin/IRO/
Universiteti i Prishtinës ju uron suksese në aplikimin tuaj!