Erasmus + në Universitetin e Helsinkit, Finlandë

26 Mars 2025
SHARE

Hapet thirrja për bursa në Programin Erasmus + në Universitetin e Helsinkit, Finlandë

Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursa për studentë për semestrin dimëror 2025/2026 për mobilitet në Universitetin e Helsinkit, në kuadër të programit Erasmus+.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbimin e studentëve për studime: Bachelor dhe Master.

- Kohëzgjatja e mobilitetit: 1 semestër (5 muaj).

Fushat e mobilitetit:

Fakultetin e Filologjisë, Filozofisë, Fakultetin e Shkencave Matematikore Natyrore, si dhe Fakultetin Juridik.

Nivelet e mobilitetit për studentët:

Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi në Universitetin e Prishtinës, të ngjashëm me programin, në të cilin aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë përfunduar, të paktën, vitin e parë me notë mesatare mbi 8).

Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi në Universitetin e Prishtinës, të ngjashëm me programin, në të cilin aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë përfunduar, të paktën, semestrin e parë, me notë mesatare mbi 8).

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit BA dhe MA janë:

-       CV (në gjuhën angleze, modeli Europass);

-       Certifikata e notave/transkripta (rekomandohet në gjuhën angleze);

-       Kopja e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;

-       Një letër motivimi (në gjuhën angleze);

-       Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik, jo më të vjetër se 15 ditë nga data e aplikimit);

-       Certifikata e gjuhës angleze (minimum niveli B2).

-        Inkurajohen studentët me më pak mundësi (category with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.

Për më shumë informacione, luteni ta vizitoni ueb faqen e universitetit të lartpërmendur: For exchange and visiting students | Instructions | Studies Service | University of Helsinki

Për të aplikuar në këtë thirrje, luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu 

dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 08 prill 2025.

Për më shumë informata lidhur me mundësitë që ofron UP-ja, vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur me këtë thirrje mund ta kontaktoni znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected].

Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: 9A50B76F-B459-4F8C-9B83-EB863B89B474.pdf (uni-pr.edu).