Fakulteti i Filologjisë hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete te studentëve për semestrin dimëror 2025/2026

25 Mars 2025
SHARE

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fakulteti i Filologjisë hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete të studentëve për semestrin dimëror 2025/2026 në Universitetin Paul-Valéry Montpellier 3 në Francë, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
Shkëmbimin e studentëve për studime Baçelor dhe Master (1 bursë, 4 muaj).

Prioritet u jepet studentëve të departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Frënge të Fakultetit të Filologjisë, për shkak të prioritetit që do t’u jepet nga ana e universitetit pritës.

Nivelet e mobilitetit për studentë:

Studentët duhet të jenë të regjistruar në programet e Fakultetit të Filologjisë, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor dhe Master:
- Certifikata e notave/Transkripta 
- CV (në gjuhën angleze ose në gjuhën frënge)
- Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale)
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze ose në gjuhën frënge)
- Vërtetim i studentit (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik)
Për  programet e ofruara për të gjitha nivelet kërkohet minimum niveli B1 i gjuhës frënge.

Afati për aplikim për semestrin veror është: 21 prill 2025, ora 14.00.

Dokumentet me titull "University Paul-Valéry Montpellier 3 Application"  duhet të dërgohen të skanuara tek:  [email protected] dhe  [email protected]
Vetëm dokumentet e kompletuara (të lidhura në një fajll si pdf) do të merren në konsideratë.