Erasmus + në "Universitetin e Çukurovës”, Turqi

21 Mars 2025
SHARE

Hapet thirrja për mobilitet në programin Erasmus + në "Universitetin e Çukurovës”, Turqi

Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për mobilitet në " Universitetin Çukurova”, Turqi në kuadër të programit Erasmus+ për semestrin veror të vitit akademik 2024/2025.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbim stafi për trajnim

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV (në gjuhën angleze);
  • Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Një dokument që jeni staf i Universitetit të Prishtinës;
  • Kërkohet të keni njohuri të gjuhës angleze (minimumi niveli B2).
  • Mobiliteti duhet të realizohet nga data 5 deri me 10 maj 2025!

Për të aplikuar në këtë thirrje luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 31 mars 2024.

Për  më shumë informata lidhur me mundësitë që ofron UP-ja, vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur me këtë thirrje mund ta kontaktoni znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected].

Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: 9A50B76F-B459-4F8C-9B83-EB863B89B474.pdf (uni-pr.edu).