Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursa në "Varna University of Management”, Varna, Bullgari, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian për semestrin veror 2025/2026.
Llojet e mobilitetit përfshijnë: Shkëmbim të stafit për trajnim dhe mësimdhënie
Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin:
1. CV (në gjuhën angleze);
2. Kopja e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose kopja e letërnjoftimit;
3. Një dokument që vërteton që jeni staf i Universitetit të Prishtinës;
4. Kërkohet njohuri e gjuhës angleze (minimumi niveli B2);
Për të aplikuar në këtë thirrje luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 4 prill 2025.
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
• Për më shumë informacion mbi bursat mund të kontaktoni znj. Liridona Gashi-Borovci në adresën elektronike: [email protected]
• Për udhëzime rreth mënyrës së aplikimit, klikoni në këtë link: Udhëzuesi. https://smss.uni-pr.edu/
Universiteti i Prishtinës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
Për më shumë informata lidhur me mundësitë që ofron UP-ja, vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu.