Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për mobilitet në "West University of Timisoara”, Rumani, në kuadër të programit Erasmus+ për semestrin dimëror të vitit akademik 2025/2026.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
Shkëmbimin e studentëve për studime Bachelor, Master dhe PhD.
Bachelor, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Bachelor në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë të përfunduar një vit nga fusha më poshtë si dhe me notë mesatare mbi 8.
Master, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet master në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër nga fushat më poshtë.
PhD, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet e doktoratës në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Studentët duhet të sigurojnë një konfirmim nga profesorët pritës, që do t’i monitorojnë gjatë mobilitetit të tyre në universitetin pritës.
Fusha e mobilitetit është: Shkenca Politike
-Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor/Master:
- Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze, që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
- Certifikata e notave/transkripta;
- Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (niveli minimal i gjuhës angleze B2);
- CV (në gjuhën angleze);
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Kopje e pasaportës.
Inkurajohen studentët me më pak mundësi (students with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.
Për të aplikuar në këtë thirrje, luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu
dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 4 prill 2025.
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Për më shumë informata lidhur me mundësitë që ofron UP-ja, vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur me këtë thirrje mund ta kontaktoni znj. Liridona Gashi-Borovci në adresën elektronike: [email protected].
Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: 9A50B76F-B459-4F8C-9B83-EB863B89B474.pdf (uni-pr.edu).
Universiteti i Prishtinës ju uron suksese në aplikimin tuaj!