Hapet thirrja për mobilitet në programin Erasmus +, në Universitetin e Mariborit, Slloveni

18 Mars 2025
SHARE

Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për mobilitete në Universitetin e Mariborit në Slloveni, në kuadër të programit Erasmus+ për semestrin veror 2024/2025.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbim të stafit nga administrata për trajnim dhe nga stafi akademik për mësimdhënie

  • Marrëveshja për Mobilitet (Mobility Agreement) duhet të nënshkruhet nga koordinatori i projektit në Zyrën për Marrëdhënie me Jashtë.
  • Aplikimi bëhet direkt në Universitetin e Mariborit. 
  • Formularin për aplikim mund ta gjeni këtu: https://forms.office.com/e/XHf8bBqdSC
  • Po ashtu ju duhet të kontaktoni njërin nga koordinatorët në Universitetin e Mariborit, që do të organizojë trajnimin/orët mësimore gjatë kohës së mobilitetit tuaj. Në linkun më poshtë mund t’i gjeni kontaktet e koordinatorëve: https://www.erasmusplus.um.si/koordinatorji/
  • Dokumentet e kompletuara kërkohet t’i dërgoni te partnerët në adresën elektronike: [email protected] si dhe ta mbani në cc Zyrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar në adresën: [email protected].

 

Të interesuarit për aplikim mund të informohen në linkun më poshtë:  https://www.erasmusplus.um.si/international-staff/application/application-for-partner-countries/ ose te Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, nr. 111,  Prishtinë. 

Thirrja është e hapur deri më 03.04.2025!

Realizimi i mobilitetit duhet të bëhet para datës 31 korrik 2025.