Hapet thirrja për mobilitet në programin Erasmus +, në Universitetin e Oradeas, Rumani

18 Mars 2025
SHARE

Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për punë praktike (internship) në Universitetin e Oradeas, në Rumani, në kuadër të programit Erasmus+ për semestrin veror 2024/2025 (semestrin aktual).

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbim të studentëve të nivelit BA&MA nga fushat si më poshtë: Shkenca Politike, Histori, Marrëdhënie Ndërkombëtare, Shkenca Sociale si dhe Gazetari.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

-       Certifikata e notave/transkripta (në gjuhën angleze);

-       CV (në gjuhën angleze);

-       Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);

-       Një letër motivimi (në gjuhën angleze);

-       Vërtetim që jeni student (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);

-       Certifikata e njohjes së gjuhës angleze ose gjermane (minimumi niveli B2).

-       Nota mesatare duhet të jetë jo më pak se 8.00.

-       Inkurajohen studentët me më pak mundësi (category with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.

Për më shumë informacione luteni ta vizitoni ueb faqen e universitetit të lartpërmendur: Universitatea din Oradea | The University of Oradea (uoradea.ro)

Për të aplikuar në këtë thirrje luteni të klikoni në linkun më poshtë: UNI-PR | Hello! Online System dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 25  mars 2024.

Për  më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja ofron, vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur me këtë thirrje mund ta kontaktoni znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected]. Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: 9A50B76F-B459-4F8C-9B83-EB863B89B474.pdf (uni-pr.edu).