Hapet thirrja për bursa në kuadër të projektit “International Mobility Programme - Assessing Constitutional Crisis impacT and Security - IMP-ACCTS”, të financuar nga Ministria e Universiteteve dhe Kërkimeve e Italisë (Ministero dell'Università e della Ricerca) dhe Komisioni Evropian
Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për bursa për vitin akademik 2025/2026 në universitetet italiane si më poshtë:
- University of Siena
- University of Milano Bicocca
- University of Salento
- University of Cagliari
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve të nivelit Bachelor dhe Master
Fushat e mobilitetit: Të gjitha që ofrohen në universitetet e lartpërmendura. Përparësi kanë studentët e Fakultetit Juridik.
Për më shumë informata ju lutem klikoni linkun më poshtë: https://sites.google.com/unisi.it/imp-accts-project/students-mobility
Studentët, duhet të jenë të regjistruar si studentë të rregullt në Universitetin e Prishtinës.
Bursa mujore do të jetë 850 euro, ndërsa shpenzimet e udhëtimit deri në 410 euro (greentravel 470).
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:
· Certifikata e notave/transkripta;
· Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj dhe semestrin/vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
· Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
· CV(në gjuhën angleze);
· Certifikata që dëshmon njohjen e gjuhës angleze (niveli B2);
· Nota mesatare kërkohet të jetë jo më pak se 8.
· Detajet për dokumentet që duhet plotësuar i gjeni këtu: https://sites.google.com/unisi.it/imp-accts-project/students-mobility
Afati për aplikim është: 27 mars 2025!
Dokumentet e skanuara duhet t’i dërgoni me titull “emrin e njërit universitet që zgjidhni” te znj. Afërdita Rexhepi në emalin: [email protected]
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkëlidhura në një dokument të vetëm në PDF.
Për më shumë informata rreth bursave, mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.