Hapet thirrja për bursë në programin Erasmus+ në Universitetin Kalisz, Poloni

06 Shkurt 2025
SHARE

Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin veror 2024/2025 për mobilitete në Universitetin Kalisz, në kuadër të programit Erasmus +.

Llojet e mobilitetit janë:

Shkëmbimi i studentëve nga Fakulteti i Mjekësisë dhe Shkencat Humane

Dokumentet e nevojshme për aplikim janë:

- Transkripti i notave (në gjuhën angleze);

- Certifikata që dëshmon se jeni student i UP-së (në gjuhën angleze);

- Nota mesatare duhet të jetë jo më pak se 8;

- Letër motivimi (në gjuhën angleze);

- Kopja e pasaportës;

- Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (niveli i gjuhës angleze, minimumi B2);

- Inkurajohen studentët me më pak mundësi (category with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.

Lëndët e ofruara për semestrin e ardhshëm janë si më poshtë:

Medical Biology (5 Ects)

Sport of The Disabled (5 Ects)

Professional Foreign Language [English] (2 Ects)

Laboratory Diagnostics (5 Ects)

It Systems in Health Care (5 Ects)

Interpersonal Communication in Healthcare (5 Ects)

Neurosurgery (5 Ects)

 Marketing Research (5 ECTS)

 Protection of the Population (5 ECTS)

 Entrepreneurship (5 ECTS)

 Strategic Management (5 ECTS)

 Alternative Dispute Resolution (ADR) Techniques (5 ECTS)

 Foreign Language (English) (2 ECTS)

 Human Resources Management (5 ECTS)

 

 

 Për të aplikuar në këtë thirrje luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu   dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 15 shkurt 2025 (semestri në universitetin pritës fillon më 3 mars).

Për më shumë informata lidhur me mundësitë që ofron UP-ja, vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur me këtë thirrje mund ta kontaktoni znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected]

Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: 9A50B76F-B459-4F8C-9B83-EB863B89B474.pdf (uni-pr.edu).