Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për studentë, për semestrit veror 2022/2023, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Nysa, Poloni, në kuadër të programit Erasmus + të Komisionit Evropian.
Kushtet për aplikim janë:
Të jeni të regjistruar në studime Master (MA) në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme, për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë të përfunduar semestër e parë MA dhe kanë notë mesatare mbi 8.00.
Dokumentet e kërkuara për aplikim janë:
- Certifikata e notave/transkripta (në gjuhën angleze);
- CV (në gjuhën angleze);
- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);
- Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (minimumi niveli B2).
Inkurajohen studentët me më pak mundësi (students with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.
Dokumentet me titull “University of Nysa” duhet të dërgohen të skanuara në adresën elektronike: [email protected] .
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkëlidhura në një dokument të vetëm në PDF. Data e fundit për aplikim është 30 tetor 2023.
Për më shumë informata lidhur me mundësit që UP ofron vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu