Hapet thirrja për aplikime për Çmimin e New European Bauhaus (NEB)

23 Tetor 2023
SHARE

Komisioni Europian fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë në thirrjen për çmimet New European Bauhaus (NEB) 2024.

Për herë të parë në këtë thirrje janë përfshirë shteti i Ukrainës dhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Çmimi ‘’Special Recognition to Ukraine’s Reconstruction and Recovery Effort' do të shpërblejë projekte dhe koncept projekte të cilat kontribuojnë në rindërtimin e Ukrainës në përputhje me vlerat e NEB-it. Një risi tjetër e këtij viti është edhe fokusi në projekte dhe koncept projekte të cilat fokusohen në rajone të Bashkimit Europian të cilat hasin në sfida socio-ekonomike në tranzicionin dixhital dhe të gjelbër.

Në këtë edicion çmimet NEB 2024 do të shpërblejë 20 projekt propozime dhe koncepte të cilat prezantojnë qëndrueshmëri, estetikë dhe gjithëpërfshirje.

Çmimet NEB 2024 do t’i shpërblejnë projektet dhe konceptet e zhvilluara nga talentët e rinj në katër kategori:

  • Rilidhja me natyrën,
  • Rigjetja e ndjenjës së përkatësisë,
  • Prioritizimi i vendeve dhe njerëzve në nevojë,
  • Formimi i një ekosistemi industrial rrethor dhe mbështetja e të menduarit të ciklit jetësor.

Çmimi do tu ndahet 20 fituesve të cilët mund të fitojnë shumën deri në 30.000 mijë euro, si dhe ndihmë në paketën e komunikimit për t'i ndihmuar ata të zhvillojnë dhe promovojnë më tej projektet dhe konceptet e tyre.

Të drejtë aplikimi në këtë thirrje kanë të gjitha naicionalitetet nëse projektet dhe konceptet e tyre implementohen në Bashkimin Europian, Ukrainë dhe Ballkanin Perëndimor.

Fituesit do të shpallen përgjatë Festivalit të New European Bauhaus prej 17 deri 21 Prill 2024.

Aplikimet janë të hapura deri më 10 Nëntor 2023 në orën 19:00.

Për më tepër, propozimet për ngjarjet satelitore në të gjithë Evropën (në vend, hibride ose dixhitale) mund të dorëzohen përmes linkut më poshtë deri më 31 dhjetor 2023.

Për informata të mëtejshme klikoni në:

Deklarata për shtyp e Komisionit: New European Bauhaus: aplikime për çmimet 2024 (europa.eu)

Faqja e web-it të NEB dhe linku i aplikacionit për çmimet NEB 2024 (europa.eu)

Linku për aplikimet për ngjarjet satelitore: Festivali (europa.eu)