Hapet thirrja për mobilitet në programin Erasmus +, në Universitetin e Mariborit, Slloveni
Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për mobilitete nëUniversitetin e Mariborit në Slloveni, në kuadër të programit Erasmus+ për semestrin veror 2023/2024.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbim të stafit për mësimdhënie dhe trajnim
- Marrëveshja për Mobilitet (Mobility Agreement) duhet të nënshkruhet nga koordinatori i projektit në Zyrën për Marrëdhënie me Jashtë
- Aplikimi bëhet direkt në Universitetin e Mariborit.
- Formularin për aplikim mund ta gjeni këtu: https://forms.office.com/e/XHf8bBqdSC
Të interesuarit për aplikim mund të informohen në linkun më poshtë: https://www.erasmusplus.um.si/international-staff/application/application-for-partner-countries/ ose të Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, nr. 111, Prishtinë.
Thirrja është e hapur deri më 15 tetor 2023.